Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera.
Aleksander Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga shtetet ishte edhe Gaboni.
Megjithatë sipas diplomatit kosovar, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Gaboni janë konstatuar marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe nevoja për bashkëpunim me Gabonin.





