Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka biseduar për disa orë sot në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të diskutuar çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit të shtetit serb në Kosovë.
Vuçiq për zgjedhjet e 3 prillit: Prishtina kërkoi që De facto ta njohim pavarësinë e Kosovës, ne nuk pranuam

Në një konferencë për media, ai tha se për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Prishtina ka kërkuar nga Serbia që fjalë për fjalë dhe De fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë insistuar vetëm në një gjë, pra që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk e ka pranuar këtë dhe nuk do ta pranojë. Për këtë nuk e kemi pranuar”, tha Vuçiq para gazetarëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

