Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të dalë me përgjigje me “masa serioze” në 72 orët e ardhshme. Deklaratën e ka dhënë pas takimit që ka pasur të martën me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për ‘Kosovën e Metohinë’, fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut…Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.





