Home LAJME Vuçiq: Me Kosovën do të kemi negociata të vështira

Vuçiq: Me Kosovën do të kemi negociata të vështira

0
Vuçiq: Me Kosovën do të kemi negociata të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me Kosovën do të ketë negociata “të vështira” me Kosovën, por sipas tij, “Kosovën e Metohinë” do ta mbrojë “si pjesë e territorit serb”.

Këto deklarime Vuçiqi i ka bërë të dielën mbrëma kur u konfirmua si fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka raportuar mediumi serb, Tanjug.

“Do të jetë periudhë e vështirë para nesh dhe do të duhet të flasim e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane. Do të ketë negociata të vështira dhe lëshime të vështira edhe me Prishtinën, por ne gjithmonë do ta mbrojmë ‘Kosovën dhe Metohinë’ si pjesë e territorit të Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka theksuar se “e rëndësishme është bashkimi i njerëzve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here