LAJME

Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën për Srebrenicën

Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën për Srebrenicën
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2024, 12:50

Presidenti i Serbis Aleksander Vuçiq ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut kishte votuar rezolutën pë Sebrenicën.

Ai ka thënë se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj kësaj rezolute, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi.

I pari i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika