LAJME

Qeveria i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Qeveria i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2026, 22:36

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e katërt elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim lidhur me kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të datës 23 shtator 2026 për Projektligjin Nr. 11/L-001, i cili parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Vlerësimi i Qeverisë përfshin opinionin ligjor mbi përputhshmërinë e projektligjit me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika