LAJME

Kurti me ambasadorin gjerman: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka pasaktësi që duhet të korrigjohen në apel

Kurti me ambasadorin gjerman: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka pasaktësi që duhet të korrigjohen në apel
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2026, 17:58

Kryeministri Albin Kurti priti sot, më 02.10. 2026, në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Qeveria ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth aktualitetin politik në vend.

Gjatë këtij takimi është folur edhe për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, për të cilin, siç thuhet në njoftim, Kurti ka se aktgjykimi ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel.

Sipas njoftimit, Kurti ka falënderuar ambasadorin Rudolph për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës.

“Krahas diskutimit për zhvillimet politike në Kosovë, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rudolph, biseduan për Procesin e Berlinit, nikoqire e të cilët do të jetë Kosova për herë të dytë këtë vit, si dhe për Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani që do të mbahet në fund të muajit tetor”- thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e Kosovës  për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se aktgjykimi ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika