Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “kurrë nuk do të pranohen për kryetarë të komunash”, kryetarët e zgjedhur në komunat në veri të Kosovës.
Vuçiq ka kërkuar nga serbët që të ruajnë paqen teksa ka thënë se do të jetë me ta.
“Unë po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen. Dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetar të komunave. Jetojnë dhe përpiqet të krijojë një atmosferë në të cilën të gjithë serbët do të largohen nga vatrat e tyre. Mesazhi im është se ne do të jemi me serbët dhe se do të luftojmë që ata të mbijetojnë në Kosovë dhe që Republika e Serbisë të mbijetojë atje, si dhe premisat kryesore të Kushtetutës sonë.” – ka thënë Vuçiq në Novi Sad në hapjen e fabrikës japoneze të motorëve elektrikë Nidek.





