Home LAJME Vuçiq i përgjigjet Osmanit: Nuk jemi në duart e Rusisë, as Amerikës

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: Nuk jemi në duart e Rusisë, as Amerikës

0
Vuçiq i përgjigjet Osmanit: Nuk jemi në duart e Rusisë, as Amerikës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish është marrë me Kosovën dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetëror në Prishtinë. Ai ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

Presidenti serb, madje e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.

“Ne krenohemi me pavarësinë tonë, sovranitetin tonë. Nuk jemi mjet në duart e Rusisë apo dikujt tjetër. As të Amerikës, as BE-së, as dikujt tjetër. Ne jemi vend i pavarur dhe sovran”, tha presidenti serb, raportojnë mediat serbe.

Duke vënë në dukje se është krenar për politikën që udhëheq, ai saktësoi se Serbia është një nga vendet e pakta të pavarura dhe autonome në këtë pjesë të Evropës.

“Në vendin tonë askush përveç nesh nuk vendos se çfarë lëvizje politike dhe ekonomike do të bëjmë dhe unë jam posaçërisht krenar për këtë”, tha Vuçiq, duke theksuar se “vetëm një politikë e tillë mund të tërheqë investime të reja, të ruajë paqen, krenarinë dhe dinjitetin, zemrën dhe shpirtin e popullit tonë.”

Atyre që nuk mendojnë se është kështu, Vuçiq u thotë se nuk dëshiron t’u përgjigjet, por thotë se po shërbehen me një “mashtrim të gjorë”.

“Kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë – thonë ‘janë të lidhur me rusët dhe kinezët’… E ne mbase tani do të duhej të vrapojmë dhe të kërkojmë falje. Nuk do t’i kërkoj falje askujt”, tha presidenti serb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here