LAJME

Vuçiq i lutet Prishtinës të mos e “pushtojë” nënstacionin e Valaçit në veri

Vuçiq i lutet Prishtinës të mos e “pushtojë” nënstacionin e Valaçit në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2021, 15:42

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka theksuar sot se Prishtina po e zgjedh momentin nëse dhe kur do ta pushtojë trafostacionin e Valaçit në veri dhe se i lutet që të mos e bëjnë këtë, transmeton Tanjug.

Për paralajmërimin e tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet kosovare mund të pushtojnë veriun e Kosovës dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar sot se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tutje shtoi se është në rregull që opozita ta mbështesë Kurtin.

“Fakti që opozita mbështet Kurtin është mirë, por lloji i sulmit ndaj serbëve se ata janë kriminelë, tregon se sa pak duhet për të poshtëruar veten dhe për të lajkatuar dikë jashtë vendit”, potencoi presidenti serb.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika