Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar sërish pas pretendimit të tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës ishin ngritur më 5 dhe 20 qershor në Gjakovë, e që sipas tij kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe.
Vuçiq: I kemi parë si në pëllëmbë të dorës të ngritur dronët Bayraktar

Ai, sot në një konferencë para mediave serbe, ka pretenduar se ata i kanë parë dronët në fjalë duke lëvizur.
“I kemi parë si në pëllëmbë të dorës dhe po të ishte një herë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, meqë është zonë nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë zonën nën kontroll. të KFOR-it, pra, ata po e bëjnë punën e tyre, nuk do të ishte problem që ne ta përkufizojmë kështu”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

