LAJME

Vuçiq: Hapat e ardhshëm – marrja e armëve ilegale

Vuçiq: Hapat e ardhshëm – marrja e armëve ilegale
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2023, 14:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se deri më tani janë dorëzuar mbi 3 mijë armë dhe se hapat e ardhshëm kanë të bëjnë me marrjen e armëve pa leje dhe më pas do të kalohet në analizën e të gjitha armëve legale.

“Nuk mund të besosh që një njeri është plotësisht i shëndoshë në këtë moment nëse është nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe ka kaq shumë armë, pavarësisht nëse ka marrë leje për këtë apo jo, në momentin kur ka marrë lejen nuk ishte nën ndikimin e substancave psikoaktive”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai theksoi se është e nevojshme të bëhet gjithçka që është e mundur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika