Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia dhe Greqia konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të rezolutave të OKB-së dhe integritetit territorial.
Pas takimit me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe pas takimit të delegacioneve të Serbisë dhe Greqisë, duke iu referuar qëndrimit të Greqisë rreth njohjes së Kosovës “ashtu si Greqia mbështet integritetin e tyre territorial, edhe Serbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit helen “si në tokë ashtu edhe në ujë”.





