LAJME

Vuçiq: Do të votojmë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

Vuçiq: Do të votojmë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2023, 14:17

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitje për media pas zgjedhjeve të djeshme në katër komunat në veri të Kosovës.

“Mos na gënjeni dhe mos na mashtroni më, vetëm kaq kam për t’ju ​​thënë, atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme, jo siç është shkruar apo ashtu siç jemi marrë vesh”, shtoi ai.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në rend dite të takimit të sotëm të Këshillit ministror të kësaj organizate.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika