Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Prishtinë, Mirosllav Lajçak, dhe me ndihmës zëvendëssekretarin e shtetit amerikan Matthew Palmer.
Vuçiq ka vlerësuar takimin si të mirë dhe ka thënë se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën e se beson në mundësinë e arritjes së një “marrëveshjeje kompromisi”.
“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Diagnostikimi i hershëm do të ndikoj në marrjen me kohë të trajtimit të duhur duke penguar shfaqjen e komplikimeve shëndetësore si pasojë e diagnostikimit dhe mjekimit të vonuar, andaj dhënia e rekomandimeve mjekësore për veprime të mëtutjeshme për secilin personel policor në PK-ë, do të ketë ndikim të mirë në mirëqenien shëndetësore, ngritjen e përformancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrave zyrtare.