Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth takimit të 18 gushtit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare, teksa shtoi se nuk shpreson për ndonjë rezultat por për sjellje racionale të Kosovës në takim dhe se po shkon atje për të gjetur zgjidhje.
“Pse kemi negociuar dhe biseduar nëse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës? Pse na intereson çfarë shkruhet në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim? Pra, ne mendojmë se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë – dhe çfarë do të bëjmë tani? Mendoni se duhet të krijojmë një OJQ që ata të kenë të drejtë të shesin çamçakëz dhe të mbledhin goma përpara se të fillojnë mësimet në 1 shtator? Epo nuk mundet”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.





