LAJME

Vuçiq: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë rezolutën e PE-së ku kërkohet njohja e Kosovës

Vuçiq: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë rezolutën e PE-së ku kërkohet njohja e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2022, 16:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se as që i shkon në mendje të shqyrtojë rezolutën e Parlamentit Evropian, e miratuar të mërkurën.

Rezoluta që mori shumicën e votave të eurodeputetëve bën thirrje që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve të bazohet në njohje të ndërsjellë.

“Mirë dhe sjellshëm, nuk do ta shqyrtojmë. Nuk ka ku shkon më sjellshëm se kaq. Nuk na shkon në mendje. Nuk do ta shqyrtojmë”, ka thënë Vuçiq.

Rezoluta e së mërkurës u bën thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Po ashtu, përmes saj shprehet mbështetja për liberalizim të vizave për Kosovën.

Rezolutat e PE-së nuk janë obliguese për BE-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika