Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotme në fshatin Banjë të Malishevës.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se i njëjti dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast, një person, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri.






