Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, më saktë në Qendrën për Punë Sociale, një grua ka përfunduar e vrarë ndërsa një burrë i plagosur.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli teksa shtoi se i dyshuari ka arritur të arrestohet vetëm pastaj.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai.





