LAJME

Vritet një grua në Dragash, dyshohet se e vrau djali i saj

Vritet një grua në Dragash, dyshohet se e vrau djali i saj
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2026, 08:17

Një 30 vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij sot rreth orës 01:06 në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor, ndërsa siç tha “Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës”.

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai tha se i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, tha ndër të tjera ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika