Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, shkruan BBC.Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.
Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.Moise ishte 53 vjeç. Ai ishte në pushtet në shtetin e varfër të Amerikës së Mesme që nga shkurti i vitit 2017, pasi Michel Martelly kishte dhënë dorëheqje.
Koha e tij në pushtet ishte e vështirë, sepse Moise u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme kundër qeverisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

