Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bruksel. Ai u qëllua 8 herë në lagjen e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është rreth 38-vjeç.
Vritet me armë zjarri një shqiptar në Bruksel

Nga të dhënat e para, sipas medieve, shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba, ndërsa dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë.
Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

