Shoqata e Vreshtarëve ”Vreshtari’, ka reaguar ndaj propozimit që ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për uljen e subvencioneve për vreshta nga 1000 euro në hektarë në 400 euro në hektarë.
Vreshtarët paralajmëronë protesta pas uljes së subvencioneve për vreshta

Kjo ka ngjallur reagim të Shoqatës së Vreshtarëve ‘Vreshtari’, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim të MBPZH-së.Me anë të një letre ata e kanë kundërshtuar vendimin, letër kjo që është dërguar në zyrën e kryeministrit dhe në MBPZH.
Aty është cekur se ata janë të indinjuar nga ky veprim i tyre dhe se nuk përjashtohen protestat.“Ne si shoqatë me një anëtarësi me 4760 vreshtar, me anë të këtij reagimi po përpiqemi të gjejmë forma për të mbrojtur sektorin dhe fermerët vreshtar, në rast se nuk gjejmë mirëkuptimin dhe përkrahjen për kërkesat tona legjitime, hapat tjerë do të jenë më të ashpra duke shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore dhe nëse është e nevojshme edhe mekanizma tjerë siç është dalja në rrugë e të gjithë vreshtarëve- protesta”, thuhet në këtë letër.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

