- Reklama -

Vreshtarët e Rahovecit, të shqetësuar nga temperaturat e ulëta

Temperaturat disa gradë nën zero ditëve të fundit shqetësuan vreshtarët e komunës së Rahovecit.

Adem Jupa thotë se në tetë hektarë ka investuar mijëra euro, duke përfshirë edhe kredinë bankare, ndërsa këtë vit nuk ka shpresë aspak për prodhim.

- Reklama -

“Tetë hektarë i kam vresht, tre të miat e pesë i kam marrë me qesim, tanë dimrit s’jam ndal duke kit, në atë ftoftë krejt kemi punua, ngrica ka qenë minus pesë, kanë qit vreshtat krejt, krejt janë dëmtua, kemi hy në borxhe me pleh, në barnatore gjithkund, krejt duhet mu pagua ajo, rrush me marr jo, katër hektarë kam patate, krejt mi ka dëmtua”, thotë vreshtari Jupa, raporton rtk.

Edhe Agron Haxhimustafa thotë se me gjendjen që u krijua gjatë këtyre ditëve nga temperaturat e ulëta, nuk do të ketë mundësi të vjelë asnjë kilogram rrush, ndërsa për ta ruajtur vreshtin obligohet që të vazhdojë të investojë.

“Ne e kemi të tryezës krejt, pesë hektarë të tryezës, me kredi jemi, në banka deri në fyt, investime kemi bë, krejt gati, por çka të bësh, vetë i pesti jam me familje që punoj, kurrfarë të ardhurash nuk kam, prej kësaj po jetojmë, s’ka edhe pesë hektarë kam patate, veç qepa na ka shpëtua”, shton Haxhimustafa.

Këtë gjendje në vreshtari thotë se nuk e mban mend asnjëherë edhe Ali Morina.

“I ka ter, për sivjet as babë e babagjysh se mbaj mend, njëherë për njëherë çka po shihet e ka shymë krejt, le vreshtin por edhe barin e ka ter”, tha ai.

Tani këta fermerë sytë i kanë drejtuar nga institucionet e shtetit.

“Në emër të shoqatës që jemi, i bëjmë apel qeverisë, komunës, të dalë të bëjë evidentimin e dëmit, të merr masa, pasi prej 10 mijë, ose 11 mijë hektarëve sa ka pas Kosova kanë mbet edhe 3 mijë hektarë, nëse edhe kjo shkatërrohet, atëherë shkatërrohet komplet vreshtaria e Kosovës, shumë fermer do të heqin dorë prej kësaj veprimtarie për shkak të kostos së lartë të imputeve bujqësore”, thotë Habib Dina nga shoqata e vreshtarëve “Kultivuesit e rrushit”.

Në Rahovec ndodhet sipërfaqja më e madhe e vreshtave e këto dëme do të ndikojnë edhe në heqjen dorë nga kjo kulturë, thonë fermerët.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort