LAJME

Vrasja në Rahovec, vëllai dyshohet se vrau vëllain për pronë

Vrasja në Rahovec, vëllai dyshohet se vrau vëllain për pronë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2021, 11:06

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sopniq të Rahovecit. Sipas burimeve të Express, dyshohet se një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj./Gazeta Express

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika