Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit e sotëm në afërsi të fshatit Banjë dhe Bellanicë të qytetit të Malishevës.
Në lidhje me rastin, i dyshuari është dorëzuar në Policinë e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur, Hekuran Berisha, bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Gjakovës.
Berisha ka konfirmuar se vepra është cilësuar si “Vrasje”, përderisa sipas tij, motivet e vrasjes janë për një mosmarrëveshje në punë, pasi i dyshuari dhe viktima kanë qenë kolegë.
KALLXO.com mëson se i dyshuari është Isuf Zogaj.
KALLXO.com ka raportuar se vrasja ka ndodhur në afërsi të një pompe derivatesh në mes të fshatrave Bellanicë dhe Banjë të Malishevës.
Pak orë më parë, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se një person e ka dorëzuar veten në polici.
Tutje ai ka shtuar se njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.