Home LAJME ‘Voziti prapa me veturë’: Dalin detaje se si u iku policëve kosovarë Radojcic mbrëmë në Bërnjak

‘Voziti prapa me veturë’: Dalin detaje se si u iku policëve kosovarë Radojcic mbrëmë në Bërnjak

0
‘Voziti prapa me veturë’: Dalin detaje se si u iku policëve kosovarë Radojcic mbrëmë në Bërnjak

Mesditën e së enjtes, Milan Radojcic i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Gazeta Metro.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojcic nga duart.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojcic është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.
Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojcic është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata.

“PKK Bërnjak 03.02.2022 – 15:40. Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndaj Radojcic është hapur rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

Radojcic është vënë në listën e të kërkuarve para disa ditëve.

Radojcic ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.
Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe. /gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here