Në lagjen “Bajram Curri” në Prizren janë shtuar kontrollet e Policisë së Kosovës si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion duke ndikuar kjo dhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollat përreth.
Për këtë kanë njoftuar në rrjetin social Facebook nga faqja e lagjes “Bajram Curri”, duke bërë të ditur që policia është duke parandaluar vozitësit e pandërgjegjshëm që kanë ndikim negativ dhe tek nxënësit e tri shkollave që gjenden në këtë lagje.