Policia e Kosovës ka vazhduar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve të evidentuar përmes raportimeve të qytetarëve në Prizren.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë kësaj jave stacionet policore kanë trajtuar një numër të raportimeve të pranuara përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, por edhe përmes kanaleve të tjera të komunikimit me qytetarët.
Në një nga rastet e fundit, një drejtues automjeti është gjobitur me 150 euro, 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse për 3 muaj, pasi ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit në rrugën “Tahir Sinani”, shkelje e cila është dokumentuar me video nga një qytetar dhe më pas është përcjellë tek Policia.





