LAJME

Voton Kurti: Kosova sot i kthehet popullit

Voton Kurti: Kosova sot i kthehet popullit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2021, 09:58

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar kutisë së votimit të dielën.

Në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Kurti para gazetarëve ka thënë se qytetarët kanë nevojë për drejtësi e institucionet për legjitimitet.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucione për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejt që paraqet mundësi që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit. Me dashuri për vendin, duhet të votojmë”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika