Në mbledhjen e së entjes, Komisioni për Legjislacion, Mandate, ka votuar ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe për Zgjedhje të Përgjithshme.
Votohet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe për Zgjedhje të Përgjithshme

Komisioni, pas shqyrtimit ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058, me Ligjin nr. 04/L-122, si dhe me Ligjin nr. 03/L- 073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256, si edhe për Projektligjin 08/L-83 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-08 për Verërat.
Komisioni ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për Mbeturinat, si dhe për Projektligjin nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për Kimikate. /telegrafi/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

