Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se hapja e negociatave ishte sukses i Shqipërisë.
“Erdha këtu për herë të fundit dhe në korrik ju keni filluar negociatat me BE. Isha vërtetë e kënaqur që isha me ju në atë moment. Por më lejoni të përsëris atë që thashë atëherë: ky është suksesi juaj, janë rezultat i viteve plot durim. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit dhe kjo ka sjellë negociatat. Ju keni treguar përkushtimin ndaj vlerave të BE dhe përgigjen ndaj Rusisë për luftën e Ukrainës. Ju falenderoj që keni ruajtur rregullin ndërkombëtar në përputhje me rregullat e OKB. Shqipëria po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE”, tha ajo.
Ndër të tjera Von der Leyen u ndal edhe tek kriza energjetike në Evropë dhe shantazhin që po bën Rusia me anë të burimeve energjetike.





