Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, në lidhje me zgjedhjet në Serbi.
Ajo tha se serbët në këto zgjedhje kanë treguar interesim për të votuar.
Mirëpo, ajo u shpreh se këto zgjedhje nuk ishin as të lira, e as të drejta.
“Zgjedhjet Serbe demonstruan zhvillime pozitive, pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira dhe të drejta”, ka shkruar ajo.