Raportuesja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor Viola von Cramon deklaroi sot në Sarajevë se në rast të dhënies së statusit kandidat Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u jepet diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Ne deputetët evropianë themi gjithmonë se në rast se statusi i kandidatit i jepet Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u japim diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të treguar se jemi të besueshëm dhe se besimi te ne nuk humbet plotësisht”, tha von Cramon.





