Në një bisedë me ta, në video dëgjohet duke i pyetur se a po qëndrojnë aty 24 orë.
Ajo tutje i pyet se ku është rreziku për të cilin ata po qëndrojnë në këtë pjesë të Kosovës.
Një nga policët dëgjohet duke iu përgjigjur se kanë shkuar atje për “t’iu dalë në mbrojtje kryetarëve të kuvendit”.
Von Cramon iu kërkon të mos e keqkuptojnë, duke shtuar se ajo e di që nuk është në dorën e tyre të vendosin se ku të qëndrojnë.
“Unë e di, nuk po ju fajësoj sepse e di që nuk vendosni ju se ku mund të qëndroni”, ka thënë ajo./Koha.net/