Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, takimin e djeshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën sërish edhe këtë vit. Shpresoj se ai do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën”, kështu i tha Danasit raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.




