Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka mirëpritur vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, ish-policit të arrestuar për terrorizëm.
Ajo ka thënë se kjo tani duhet të dërgojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe në deeskalim të plotë të situatës.





