LAJME

Von Cramon: Pamë një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për Zgjedhjet

Von Cramon: Pamë një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për Zgjedhjet
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2021, 17:16

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se kryeministri Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë subjektet tjera parlamentare me Ligjin për Zgjedhjet mbrëmjen e kaluar.

Von Cramon ka thënë se mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje vërtetë shqetësuese të kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, ka shkruar Von Cramon.

Eurodeputetja e ka quajtur të papranueshme që qeveria e re të punojë në atë mënyrë me opozitën.

“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”, tha Von Cramon.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika