Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.
Eurodeputetja vlerëson se Qeveria Kurti është duke e luftuar seriozisht krimin dhe korrupsionin, ndërsa është shprehur e lumtur për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet e fundit lokale, që sipas saj Kosova dëshmoi nivel të lartë të demokracisë.
“Unë e shoh një Qeveri ambicioze, qe dëshiron të bëjë reforma të rëndësishme. Me sa e shoh kjo është Qeveria e parë që po e lufton seriozisht krimin dhe korrupsionin, dhe për mua këto janë hapa shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Unë i kam përcjelle me fokus të madh zgjedhjet e fundit lokale, dhe mund të them se u organizuan në mënyrë fantastike, duke e dëshmuar edhe njëherë se ky vend është demokratik. Ndërkaq sugjerimi im për këtë Qeveri është që t’i japin rëndësi të gjitha grupeve shoqërore, e gjithashtu të tregojnë interes më të madh për pjesën veriore të vendit”, tha ajo për Tëvë1.
E sa i përket nismës “Open Balkan”, Viola Von Cramon vlerëson se nuk ka barazi mes shteteve, dhe se sipas saj ata që e kanë nisur këtë iniciativë kanë synime të përfitojnë më shumë se vendet e tjera.





