Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ky reagim i saj në X vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë sa mund të pezullohet vendimi për liberalizim të vizave nëse palët në dialog nuk janë të përgjegjshme.





