Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.
Von Cramon: Kosovarët prej kohësh e meritojnë liberalizimin e vizave

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se është bindur se Bashkimi Evropian do të bëjë një zgjidhje për vizat.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Von Cramon.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në Francë: Nuk e rindërtuam Kosovën me nostalgji, por për shekullin XXI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award” në Turqi

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave me origjinë nga Kina në tregun e Kosovës

