Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i përgjegjshëm sa i përket shpërndarjes së vaksinave për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi përgjegjësi për çdo shërim. Ballkani Perëndimor është me rëndësi. Kemi parë mungesë të shpërndarjes së vaksinës kundër COVID-19 dhe ky është moment kritik”, ka thënë von Cramon, në një konferencë për media





