Volkswagen prezantoi të mërkurën në Paris një version prodhimi të kombit të tij të shumëpritur ID.Buzz, një rimishërim elektrik i Microbus-it të tij, që do të dalë në shitje në një numër vendesh evropiane në tremujorin e tretë të vitit 2022.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, furgoni do të lansohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuar në fund të vitit 2023, tha prodhuesi gjerman i automjeteve në një deklaratë, duke shtuar se është i pari në një seri prototipesh i lëshuar në dekadën e fundit që arrin me sukses në fazën e prodhimit.






