LAJME

Vogëlushja 8- vjeçare, Elif Edreneli nga Prizreni, plasohet në finale të garës botërore të gjuhës angleze në Assisi të Italisë

Vogëlushja 8- vjeçare, Elif Edreneli nga Prizreni, plasohet në finale të garës botërore të gjuhës angleze në Assisi të Italisë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2024, 20:55

Vijuesja e shkollës së kurseve të gjuhëve të huaja ” Planet english”, 8 vjeçarja Elif Edreneli nga Prizreni, ndodhet në qytetin Assisi të Italisë ku po merr pjesë në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze.

Ajo tashmë është plasuar për garën finale, pasi kishte fituar të drejtën në garat preliminare që janë mbajtur në Kosovë.

Lajmin për këtë sukses të jashtëzakonshëm të vogëlushes prizrenase, e kanë bërë të ditur nga ” Planet english”, të cilët mburren me të arriturat e anëtares së tyre.

“Urime për arritjen në finale botërore! Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe tani ju do të hyni në një botë të mbushur me diversitet, ku njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme mblidhen së bashku.” kanë shkruar ata.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika