Dita e Fëmijëve festohet çdo 1-Qershor edhe në Kosovë. Ne e konsiderojmë si Ditën Ndërkombëtare, por në fakt kjo ditë nuk festohet në të gjitha shtetet.
Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por ndryshe nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive, këngë e poezi duke organizuar në kopshte, shkolla e vende të ndryshme publike.





