LAJME

Vlora Dumoshi e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Vlora Dumoshi e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2021, 06:35

Lumir Abdixhiku tashmë është deklaruar publikisht se nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, duke lëshuar rrugë për kandidatët tjerë.

Frashër Demaj thotë se pesë degët e Prishtinës do të vendosin se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeqytetin.

Ndërkohë Vehbi Kajtazi i pranishëm në Dukagjini, thotë se Vlora Dumoshi ka shprehur ambicien për të garuar për kryeqytetin.

“Më shënoi Vlora Dumshi. Tha se jam e gatshme të garojë për kryetare të Prishtinës”, deklaroi Kajtazi.

Frashër Demaj ka reaguar duke thënë se “Vlora Dumoshi është e Degës së IV dhe pse të mos jetë një kandidate e mundshme”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika