Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorrolli, e ka vlerësuar antikushtetues vendimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit, ata që aplikojnë për votim, do të telefonohen nga KQZ-ja, e në rast se nuk lajmërohen, do të humbin të drejtën e votës.
Vlerësohet antikushtetues vendimi i KQZ-së për votuesit jashtë vendit

“Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’ – sepse asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur – e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës. Një vendim që në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë!”, ka shkruar Qorrolli në Facebook.
Ndaj këtij vendimi, nga partitë politike, deri më tash ka reaguar vetëm Vetëvendosje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

