Tashmë dihet se vlerat ushqyese të qumështit janë aq të njohura saqë njerëzit në mbarë botën e kanë si një ushqim kryesor në shujtën e tyre. Sipas Institutit USDA, qumështi është një burim ideal ushqyes, i vitaminave A, B12, kalciumit, karbohidrateve, fosforit, selenit, magnezit, proteinave, zinkut etj.
Këto janë thelbësore për funksionimin e përgjithshëm dhe shëndetin e trupit dhe ato zvogëlojnë shanset e një numri mangësish dhe nxisin imunitetin në mënyra të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë që në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës, qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.





