Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e fundit thotë se është pikërisht ajo që përfaqëson votuesit e kësaj partie. Osmani doli e dyta në zgjedhje, pas Albin Kurtit
Osmani thotë se LDK nuk mbajti premtimet, dhe se e vetmja gjë e rëndësishme për lidershipin aktual të partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, është qëndrimi në pushtet.
“Kjo ka qenë zgjidhje e LDK’së apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK’së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi, sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar, me premtime të caktuara dhe që të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur. Të njëjtat qëndrime që i kam mbajtur para tetorit ato të njëjtat qëndroj edhe sot prandaj edhe me besim të plotë e them se e përfaqësoj votuesit e njëjtë”, thotë Osmani për televizionin publik të Kosovës.





