LAJME

Vjosa Osmani takohet me Bill e Hillary Clinton

Vjosa Osmani takohet me Bill e Hillary Clinton
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2024, 20:16

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-Presidentin e ShBA’së, Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, gjatë qëndrimit në New York.

Osmani ka thënë se liria e popullit të Kosovës mbanë edhe vulën e kontributit të pakrahasueshëm të tyre.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës! Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika